Guardiola e përjashtoi para disa javës, Juventusi josh “problematikun” Sane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 14:44

Guardiola e përjashtoi para disa javës, Juventusi josh “problematikun” Sane

Leroi Sane është talenti që Juventusi po ndjek prej kohësh dhe kërkon ta transferojë në Torino. Asgjë nuk është e pamundur tani për drejtuesit bardhezinj që për të afruar një lojtar kanë një “armë” më shumë: Kristiano Ronaldon. Ndoshta askush nuk e besonte që ylli portugez do të transferohej te kampionët e Italisë, por ja që drejtuesit e morën. Por, presidenti Andrea Anjeli ka premtuar pak ditë më parë se do të sjellë në skuadrën e tij “Kristiano Ronaldo” të tjerë, shumë herë më të rinj sesa portugezi. Dhe lista e lojtarëve është shumë e gjatë, mes tyre edhe talenti gjerman, Sane.

Sane

“PROBLEMATIK”- Ai vjen nga një verë e vështirë, ku u la jashtë kampionatit botëror nga trajneri Hoakim Lëv (sepse nuk impenjohej sa duhej), por gjithashtu edhe te Mançester Siti nuk po kalon moment pozitiv. Pep Guardiola e përjashtoi përpara disa javësh nga grumbullimi dhe duket se kjo gjë ka ftohur disi raportet mes lojtarit dhe trajnerit.

sane

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi që ka nisur deri tani kontaktet me menaxherin e lojtarit për ta prenotuar për merkaton e verës. Ai do të ishte lojtari ideal për të forcuar ndjeshëm repartin e sulmit. Sane mund të luajë mjaft mirë si në skemën 4-3-3, po ashtu edhe në 4-2-3-1. Ai do të ishte zëvendësuesi ideal i Manxukiçit në krahun e majtë, që pavarësisht impenjimit është i sforcuar në atë rol.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"