Guardiola dëshiron liderin e Juventusit, por klubi dhe Sarri e kanë bërë të paprekshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 22:48

Guardiola dëshiron liderin e Juventusit, por klubi dhe Sarri e kanë bërë të paprekshëm

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola ka përpiluar një listë me dëshirat për merkaton e sezonit të ri. Përveç mbrojtësit të Interit Milan Skriniar, tekniku katalanas preferon dhe Leonardo Bonuçin e Juventusit.

bonuci

“Calciomercato” shkruan se tekniku i “Qytetarëve” e vlerëson maksimalisht 32-vjeçarin italian për lidershipin në fushë dhe karakterin e fortë. Mirëpo, trajneri Sarri beson shumë tek futbollisti veteran i Italisë dhe bardhezinjve dhe ai nuk dëshiron aspak që të mënjanojë Bonuçin. Po kështu dhe Juventusi nuk ka në plan aspak edhe sezonin e ardhshëm të kalojë në plan të dytë Bonuçin.

Pavarësisht shifrës së çmendur që mund të ofrojnë sheikët e Sitit, Bonuçi është i paprekshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"