Grushtet në miqësoren Kukësi-Bylisi, ja pse u tërbua para ndeshjes trajneri Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:53

Grushtet në miqësoren Kukësi-Bylisi, ja pse u tërbua para ndeshjes trajneri Gega

Organizim i dobët nga klubi organizator i takimit, Kukësi, për zhvillimin e ndeshjes së djeshme miqësore ndaj Bylisit në stadiumin e Librazhdit. Të parët që kanë mbërritur në stadium ishin ballshiotët, të cilët kanë parë që fusha ka qenë e pavijëzuar, ndërsa edhe portat nuk kishin rrjeta.

Miqesorja e Kukesit logo

Edhe pse kanë kërkuar që t’u plotësoheshin këto kushte, nuk ka qenë e mundur për shkak të kohës së pamjaftueshme që punëtorët e fushës së Librazhdit kishin në dispozicion. Mirëpo, nga kjo situatë ai që ka vënë duart në kokë ka qenë trajneri i Kukësit, Skënder Gega, i cili sapo ka mbërritur dhe ka parë situatën, ka ngritur tonet ndaj zyrtarëve të klubit për këtë problem.

Pavarësisht telefonatave të shumta që janë bërë nga stafet e të dyja ekipeve, nuk ka marrë zgjidhje. Ndeshja është vendosur të zhvillohet pa rrjeta në portë dhe me një vijëzim që thuajse nuk dukej në fushë. Arbitrat pranuan të vijohej edhe në këto kushte, ndërsa më pas ndodhi ajo që ndodhi…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"