Grushtet gjatë ndeshjes, Llazani: Sherri nisi për shkak të sharjeve raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2021 | 21:35

Grushtet gjatë ndeshjes, Llazani: Sherri nisi për shkak të sharjeve raciste

Trajneri i Kamzës, Eni Llazani, gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” u shpreh se gjithçka u përshkallëzua për shkak të ofendimeve raciste nga ana e lojtarëve të Elbasanit. Ja çfarë tha ndër të tjera trajneri Llazani në deklaratën e tij për gazetën:

eni llazani

“Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur provokime dhe thirrje raciste ndaj lojtarëve tanë të huaj. Ata kishin ardhur me tendencë për të nxitur sherr, ndërsa nuk patën asnjë lloj provokimi nga ana jonë. Madje, edhe në ndeshjen që kemi zhvilluar në Elbasan, kemi pasur shumë probleme aq sa takimi zgjati 4 orë, pasi kishte fyerje nga publiku, kërcënime dhe sharje. Gjithsesi, ne e dënojmë këtë si gjest dhe çdo lloj dhune në sport.

Por, e përsëris se gjithçka ka nisur si rrjedhojë e provokimeve dhe fyerje raciste, ndërkohë që ishin ata që kanë ardhur te stoli ynë. Kamza është një skuadër që gjatë gjithë kampionatit nuk ka pasur asnjë incident dhune dhe këtë e vërtetojnë edhe teknikët e paktë, gjë që nuk mund të thuhet për kundërshtarin”. Ndërkohë, për sa u përket akuzave se Kamza favorizohet për shkak të sekretarit të përgjithshëm, Eni Llazani u përgjigj: “Këtë barrë janë munduar të ma vënë mbi supe gjatë gjithë karrierës, si lojtar dhe trajner. Mbase ata duan të shfryjnë ndonjë inat që mund të kenë me federatën dhe shprehen në këtë mënyrë”.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Grushtet në Kamzë, trajneri i Elbasanit: Eni Llazani gënjen për racizmin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"