Grushte në miqësoren ndaj Bylisit, reagon klubi i Kukësit: Situata doli jashtë kontrollit, trajneri vendosi të…
Një situatë e paprecedentë u regjistrua në miqësoren mes Kukësit dhe Bylisit që po zhvillohej në stadiumin e qytetit të Librazhit.
Kur po luhej minuta e 50-të e ndeshjes Kukësi-Bylisi, ka plasur grushti mes lojtarvë dhe menjëherë stafet respektive kanë vendosur të ndërpresin takimin. Një ndërhyrje e rëndë mes dy futbollistëve ka bërë që situata të precipitojë. Deri në atë moment po fitonte Bylisi 1-0.
Në lidhje me këtë situatë të pazakontë ka reaguar edhe klubi i Kukësit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkruan: “Ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Bylisit u ndërpre në pjesën e dytë. Loja e ashpër, bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye, trajneri vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha. Kjo ndeshje shërbente për provë lojtarësh, nuk kishte pikë dhe as përfitime!”
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE: