Grushte mes futbollistëve, mbyllet me tension sfida e luajtur në Pezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 16:13

Grushte mes futbollistëve, mbyllet me tension sfida e luajtur në Pezë

Skuadra e Vorës më në fund ka gjetur pikën e parë kundër fushë-krujasve të Fatmir Salës. Një ndeshje që nis e qetë dhe gradualisht tensionohet, ku në fund nervozizmi solli edhe grushte në fushë. Ndeshja Në fraksionin e parë është Iliria që luan më qartë, ndërkohë që vorakët duken disi konfuzë. Kjo ka sjellë dhe ndëshkimin me golin e Rudolf Turkajt në minutën e 37-të, pas një gabimi të mbrojtësve dhe portierit.

3sherii vore

Ka qenë Albi Xhebrahimi, që ka shpërthyer duke u ikur mbrojtësve, ka tentuar të gjuajë, portieri largon përkohësisht, por pranë ndodhte Turkaj që nuk fal me portën bosh. Gëzim në radhët e fushë-krujasve dhe të atyre pak tifozëve që kishin ardhur në Pezë. Në të 43-ën nga dyshja Xhebrahimi–Kurti për pak rezultati dyfishohet, por ky i fundit humbet një rast ideal. Në fraksionin e dytë loja është totalisht e zotëruar nga vorakët, të cilët gjejnë çelësin, duke futur në mbrojtje Adelajd Thaçin, ndërsa fushë-krujasit kundërpërgjigjen me fantazistin Imer Zuna.

Vorakët në këtë pjesë loje krijojnë raste në kërkim të golit të barazimit, duke e shpërngulur në gjysmëfushën fushë-krujase. Janë raste pa fund, dy herë Sejdini dhe më pas Ferraj që rrezikojnë, por pa shënuar. Më pas, loja nis të tensionohet dhe nga minuta e 62- të deri në të 68-ën ka ndërprerje, pasi konfliktohen fizikisht Emanuel Dule e Florian Peqini. Kryesori Ardit Merdanaj i nxjerr të dy me të kuqe. Skuadrat vijojnë lojën me nga një lojtar më pak. Tashmë është Kurti që godet shtyllën pingule dhe për pak sa nuk kalon në epërsi skuadrën e Ilirisë.

Në të 82-ën është Artur Sejdini që godet shtyllën pingule të portierit Elson Demi. Dhe vetëm në minutat e fundit të takimit skuadra e Vorës që kishte 45 minuta në portën fushë-krujase do të shpërblehet me supergolin me kokë të Kevi Myslimit, pas krosimit të Sejdinit. Kështu me barazimin 1-1 është mbyllur kjo sfidë ku të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë.

asda

Por, ende nuk ka paqe. Pas vërshëllimës së kryesorit do të ketë grushte në mesfushë mes futbollistëve fushë-krujas dhe atyre të Vorës. Ka qenë ndërhyrja mjaft e shpejtë e policisë private që ishte për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje që ka qetësuar situatën dhe më pas janë futur në dhomat e zhveshjes. Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"