Grushte e shkelma te të rinjtë, sulmohen arbitrat në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 10:02

Grushte e shkelma te të rinjtë, sulmohen arbitrat në Kamzë

Derbi mes Shkëndijës së Tiranës dhe Partizanit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke degjeneruar në përleshje.  Të kuqtë e Ylli Shehut kanë fituar me shifrat 2-1, duke parakaluar Shkëndijën dhe kapur vendin e dytë. Mirëpo, në vend që të flitej për lojë, vendin e kanë marrë përplasjet prej arbitrimit. Tensioni ka nisur fillimisht pas golit të parë të Partizanit, të shënuar nga Joan Çela. Topi preku traversën më pas u përplas në vijë fatale.

sherri-u-19

Kryesori Erjon Bastari ka hezituar dhe më pas ka pritur për vendimin e anësorit Mario Shazivari, i cili e ka konsideruar gol. Një vendim i çuditshëm i marrë në një presion të paparë. Në këtë moment e gjithë pankina e Shkëndijës është çuar në këmbë duke protestuar. Trajneri Luan Pinari ka qenë shumë i zhgënjyer me arbitrimin, teksa i ka bërë të ditur kryesorit se nuk është hera e parë që bëhet protagonist i skenave të tilla.

Pas qetësimit të situatës, gjithçka shpërthen 4 minuta para mbarimit. Prindërit e lojtarëve kanë kërcënuar anësorin Shazivari dhe menjëherë në përfundim të ndeshjes, ku lojtarët e Partizanit po festonin, një grup lojtarësh të Shkëndijës, kanë shkuar pranë gjyqtarëve. Treshja e arbitrave është tentuar të goditet edhe nga njerëz jashtë fushës. Por, menjëherë ka ndërhyrë drejtori i shkollës, Ermal Tahiri, si dhe stafi i Shkëndijës.

Në fushë futen edhe prindërit, që kërkojnë të godasin gjyqtarët dhe këta të fundit shkojnë me vrap drejt dhomave të zhveshjes. Por, edhe atje u zunë pritë dhe si përfundim, ngujohen në një nga lokalet e kompleksit të Kamzës, derisa policia qetëson situatën. Arbitrat bënë denoncim në polici dhe mësohet sa kanë proceduar 5 nxënës të shkollës së mjeshtërisë sportive për incidentin.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"