Grushtat dhe kërcënimi me prerje fyti ndaj trajnerit të Tiranës, kapiteni doli nga fusha i nervozuar dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 12:08

Grushtat dhe kërcënimi me prerje fyti ndaj trajnerit të Tiranës, kapiteni doli nga fusha i nervozuar dhe…

Rreth orës 9 të paradites, trajneri i Tiranës u-17, Migen Memelli u kërcënua me thikë nga prindi Abdyl Çejku. Djali i tij u zëvendësua nga trajneri Memelli në takimin miqësor ndaj Tiranës B, por ky moment nuk është pritur aspak mirë, nga futbollisti bardheblu, i cili ishte dhe kapiteni i skuadrës. I riu është larguar nga kompleksi sportiv i nervozuar, më pas ka njoftuar të atin për ngjarjen e ndodhur.

Memelli22

Babai i mesfushorit, Abdyl Çejku, nuk e ka pritur aspak mirë këtë situatë, dhe ka tentuar ta godasë me grushte trajnerin e bardhebluve. Ai i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje, më pas agresori nga nxjerrë biçakun duke e kërcënuar me prerje fyti. Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve që situata të qetësohej. Menjëherë është lajmëruar policia, ku janë marrë në pyetje protagonistët e ngjarjes, për të rrëfyer atë çka ndodhi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"