Grusht në nofull futbollistit të Maliqit, flasin mjekët: S’ka rrezik jete, lojtari u operua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 8:32

Grusht në nofull futbollistit të Maliqit, flasin mjekët: S’ka rrezik jete, lojtari u operua

Kirurgu i spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës, Florand Bushe, për “Panorama Sport” ka folur për gjendjen shëndetësore të lojtarit të Maliqit, Arlind Xaka.

Maliqi-Kelcyra

“Futbollisti erdhi i ënjtur në gjëndrën e pështymës. Si staf morëm masat e menjëhershme, i bëmë grafi, skaner dhe pasi ndoqëm kronologjinë e ekzaminimeve, dolëm në konkluzionin se nuk bëhej fjalë për dëmtim serioz dhe rrezik për jetën. Pasi operuam me shpejtësi, futbollisti iu nënshtrua mjekimeve të urgjencës.

xAKA

Gjithçka shkoi mirë dhe lojtari u largua i qetë nga spitali ynë, bashkë me shokët e skuadrës”, ka thënë kirurgu Bushe. Për këtë rast ka folur edhe doktoresha e urgjencës, Eniada Kokona, e cila tha: “Futbollisti erdhi në urgjencë me marrje mendsh, ndjesi të vjellash dhe me tension normal. Mori mjekim specifik dhe u largua qetësisht nga urgjenca”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"