Grupi i reduktuar, Shkumbini i ka shpresat te të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2019 | 14:19

Grupi i reduktuar, Shkumbini i ka shpresat te të rinjtë

Skuadra e Shkumbinit ka mbyllur javën e parë të stërvitjes, që është zhvilluar në Peqin nën drejtimin e trajnerit Arianit Ballhysa. Ajo që ka rënë në sy ka të bëjë me numrin e paktë të lojtarëve, mes të cilëve spikasin për eksperiencë vetëm mbrojtësi Ramazani dhe portieri Ajazi.

shkumbini-1

Pjesa tjetër e titullarëve vendës që mbyllën kampionatin e fundit duket se ende nuk kanë përfunduar pushimet, por pritet që këtë javë t’i bashkohen grupit. Ka edhe futbollistë, të cilët janë larguar dhe nga ata që i kanë dhënë fund karrierës për shkak të moshës. Sipas burimeve pranë klubit peqinas, në merkato do të synohen futbollistë të rinj të talentuar, që kanë dëshirë të shprehin vlerat e tyre dhe të konfirmohen për të ardhmen.

Klubi i Shkumbinit gjithmonë i ka mirëpritur lojtarët e talentuar, sidomos nga Elbasani, por edhe nga qytete të tjera. Deri në konfigurimin e plotë të bashkisë, nuk mund të flitet “de jure” për merkato, por deri tani janë disa të rinj që janë interesuar për të luajtur me fanellën e Shkumbinit sezonin e ri. Me kalimin e ditëve do të jetë edhe më e qartë situata sa i takon përbërjes së Shkumbinit.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"