Grupi i plotë, të kuqtë e Partizanit me “artileri” të rëndë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:55

Grupi i plotë, të kuqtë e Partizanit me “artileri” të rëndë në Korçë

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja do të ketë grupin e plotë për sfidën kundër Skënderbeut, që luhet sot në orën 16:45. Tekniku i të kuqve ishte dje i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp, në orën 09:30. Menjëherë pas përfundimit të konferencës, strategu i Partizanit ka udhëtuar me makinë drejt Elbasanit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, është nisur në orën 10 me autobusin e klubit.

Partizani stervitje

Në orën 12:00, Partizani ka kryer seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Pepa” duke i dhënë fund përgatitjeve anti-Skënderbeu. “Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të sfidës ndaj Skënderbeut. Seanca stërvitore është zhvilluar në mesditë në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan.

Menjëherë pas përfundimit të seancës së fundit ekipi ka udhëtuar drejt Pogradecit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit liqenor. Përballja Skënderbeu-Partizani e vlefshme për javën e dytë të kampionatit do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45 në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës”, njoftoi klubi i Partizanit.

FORMACIONI – Ilir Daja pritet të bëjë disa ndryshime nga formacioni që u mposht në sfidën ndaj Teutës. Albion Marku pritet të zëvendësojë Gligorovin në të djathtë të mbrojtjes. Belica dhe Damçevski nuk pritet të lëvizin nga qendra e mbrojtjes, ashtu dhe si Musta në të majtë. Murataj dhe Marku do të ruajnë vendin e tyre në mesfushë, aty ku mund t’u bashkohet afrimi më i bujshëm i verës, Ergys Kaçe. Mesfushori i Kombëtares luajti në 20 minutat e fundit ndaj Teutës.

Lukas Kardozo mund të jetë një nga lojtarët që mund të ulet në stol, me Malën që do të luajë në krah të sulmit. Zhuniori ruan vendin e tij si qendërsulmues, ndërsa Filipoviçi me shumë gjasa do ta zëvendësojë Carën në të djathtë të sulmit.

Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"