Grupi D / Mesi hakmerret ndaj Juventusit, Hasi mundet në shtëpi (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 23:17

Grupi D / Mesi hakmerret ndaj Juventusit, Hasi mundet në shtëpi (Video)

Lionel Mesi ka larë hesapet me Juventusin, duke u hakmarrë ndaj bardhezinjve që e kishin eliminuar në sezonin e kaluar nga Liga e Kampioneve. Argjentinasi tregoi gjithë klasin e tij ndaj finalistëve të turneut, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte 3-0 dhe të kthehej menjëherë në ekipin favorit për të dominuar grupin.

mesi

Në fakt ishte Juventusi që prodhoi më shumë lojë në pjesën e parë, por në momentin që Mesi filloi të luante me ritmin e tij të zakonshëm, u bë i pandalshëm nga bardhezinjtë. Goli i avantazhit në fundin e pjesës së parë ishte një kryevepër saktësie e “Pleshtit”.

Në fillimin e pjesës së dytë, fillimisht ai goditi shtyllën e më pas ishte pjesë e aksionit me të cilin Rakitiç dyfishoi shifrat. Goli i tretë, përsëri vepër e argjentinasit, vulosi fitoren 3-0 të katalanasve që bëhen kështu superfuqia e grupit, me Juventusin që të paktën sot, nuk dinte si t’u kundërpërgjigjej.

Sa i përket sfidës tjetër në grup, ndeshja e parë e Olimpiakosit të Besnik Hasit nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte trajneri shqiptar. Ekipi grek është mundur në shtëpi me shifrat 3-2 nga Sporting Lisbona, pas një pjese të parë për t’u harruar nga skuadra e tij ku pësoi 3 gola dhe ishte shumë e brishtë në mbrojtje. Aktivizimi i Felipe Pardo zgjoi disi Olimpiakosin pasi kolumbiani shënoi në minutat e fundit dy gola, që gjithsesi vlejnë vetëm për statistikë, pasi grekët dolën pa pikë nga kjo ndeshje e parë.

GRUPI D

Barcelona-Juventus 3-0
45′, 68′ Mesi, 57′ Rakitic

Olimpiakos-Sporting Lisbonë 2-3
90′, 90’+3′ Pardo / 2′ Dumbia, 13′ G. Martins, 43′ Fernandes

Të mërkurën

GRUPI E

Maribor-Spartak Moskë

Liverpul-Sevilja

GRUPI F

Fejenord-Mançester Siti

Shakhtar Donjeck-Napoli

GRUPI G

RB Lajpcig-Monako

Porto-Beshiktash

GRUPI H

Real Madrid-APOEL

Totenhem-Borusia Dortmund

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"