Grupi C/ Përmbysje e çmendur, Batshuai i dhuron fitoren Çelsit në frymën e fundit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 22:40

Grupi C/ Përmbysje e çmendur, Batshuai i dhuron fitoren Çelsit në frymën e fundit (Video)

Liga e Kampioneve është një kompeticion ku spektakëli dhe emocionet nuk mungojnë asnjëherë, e tillë ishte dhe mbrëmja e sotme. Në kryendeshjen e Grupit C mes Atletiko Madridit dhe Çelsit, blutë e Londrës  arritën një fitore të çmendur, duke përmbysur në sekondën e fundit të lojës skuadrën e Simeones.

Konte

Skuadra spanjolle kaloi e para në avantazh me francezin Grizman, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 40-t. Me fillimin e pjesës së dytë Çelsi dukej më kërkues dhe barazimi nuk vonoi.

Grizman gol

Në minutën e 60-t ishte bomberi i ri Alvaro Morata, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës duke barazuar shifrat. Në minutën e 90+4 falë një aksioni model skuadra e Antonio Kontes arriti të shënonte edhe golin e përmbysjes me autor sulmuesin Miçi Batshuai.

Me fitoren e sotme Çelsi shkoi në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Atletiko arritur të sigurojë vetëm 1 pikë. Në takimin e radhës londinezët do të presin Romën ndërsa Atletiko do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për tu ndeshur me Karabakun e Ansi Agollit.

GRUPI C

LIVE: Atletiko Madrid – Çelsi 1-2

Shënues: Grizman 40′ (P) / Morata 60′, Batshuai 90+4′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"