Grupi B / Mbape vazhdon serinë e rekordeve te PSG, gjithçka e lehtë për Bajernin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 22:49

Grupi B / Mbape vazhdon serinë e rekordeve te PSG, gjithçka e lehtë për Bajernin (VIDEO)

Kilian Mbape ka vazhduar të shkruajë rekorde të reja në historinë e futbollit europian, ndonëse sapo i është bashkuar PSG-së.

mbape

Futbollisti francez shënoi sot në suksesin e thellë 5-0 të parisienëve në fushën e Sëlltikut, duke barazuar rekordin e Patrik Klaivert, sa i përket numrit të golave të shënuar në këtë turne, pasi arriti shifrën 7. Njëkohësisht, ai u bë adoleshenti i parë që shënonte në këtë turne me dy skuadra të ndryshme.

mbape nejmar

Ndeshja, edhe pse luhej në Skoci, tregoi dominimin absolut të skuadrës franceze, e cila gjeti me qetësi rrjetën e udhëhequr nga Nejmar, gjithnjë e më shumë një lider në këtë ekip.

Ndërkohë, në duelin tjetër të këtij grupi, Bajern Mynih mundi Anderlehtin 3-0 në një ndeshje që u bë shumë e thjeshtë që në fillim, pasi belgët u ndëshkuan me të kuq në minutën e 11 dhe më pas Levandovski realizoi 11-metërsh duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Megjithatë, qetësia erdhi vetëm në pjesën e dytë pas golit të Tiago Alkanatara dhe atij të Kimih.

GRUPI B

Bajern Mynih-Anderleht 3-0
11′ (p) Levandovski, 65′ Tiago Alkantara, 90’+1′ Kimih

Sëlltik-PSG 0-5
20′ Nejmar, 34′ Mbape, 40′ (p), 85′ Kavani, 83′ (ag) Lustig

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"