Grupi A/ Fitore me goleadë, Bazeli dhe Mançester Junajtid shpartallojnë kundërshtarët (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 20:55

Grupi A/ Fitore me goleadë, Bazeli dhe Mançester Junajtid shpartallojnë kundërshtarët (Video)

Një mbrëmje e magjishme kjo e sotmja për Bazelin e Taulant Xhakës dhe Mançesterin e Zhoze Murinjos. Të dy skuadrat të cilat bëjnë pjesë ne Grupin A kanë arritur të shpartallojnë kundërshtarët e tyre, me shpresën e madhe për tu kualifikuar më tej.

Lukaku gol

Skuadra e mesfushorit shqiptar, mposhti me rezultatin 5-0 portugezët e Benfikës, një nga rezultatet surprizë të mbrëmjes së sotme për sa i përket diferencës së golave. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizuar pargjatë gjithë 90 minutave në këtë takim duke qënë një nga më të mirët në fushë.

Bazel

Në sfidën tjetër Mançesteri Junajtid triumfoi ndaj CSKA-së me rezultatin 1-4 duke u konfirmuar si kokë grupi. Dy here Lukaku, Martial dhe Mikhitarjan ishin autorët e golave në mbrëmjen e sotme për “Djajtë e Kuq”.

Në sfidat e radhës, Mançesteri do të luajë në transfertë ndaj Benfikës, ndërsa Bazeli do të udhëtojë drejt Rusisë për tu ndeshur me CSKA-në.

Grupi A

CSKA Moskë – Mançester Junajtid 1-4

Shënues: Kuçaev 90′ / Lukaku 4′ 27′, Martial 27′, Mikhitarjan 57′

 

Bazel – Benfika 5-0

Shënues: Lang 2′, Oberlin 20′, 69′, Van Volfsuinkel 59′, Riveros 77′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"