Postuar: Shtator 22, 2018 | 17:59
Grupi A/ Besëlidhja fitore me përmbysje, Iliria e pëson në fund
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë së Parë. Në grupin A skuadra e Besëlidhjes mori një fitore me shumë vlera ndaj skuadrës së Veleçikut. Besëlidhja mori një fitore më përmbysje pasi u gjend në disavanatzh që në pjesë të parë.
Ndërsa Erzeni arriti të administronte mirë rezultatin e arritur në pjesë të parë duke marrën një fitore ndaj Burrelit. Ndërsa skuadra e Ilirisë nuk ka arritur që të shkojë më tepër se sa një barazim 1-1 me skuadrën e Vorës të cilët shënuan në minutat e fundit.
Grupi A
Besëlidhja-Veleçiku 2-1
Plishta 27′, Hepaj 65′ / Cmara 38′
Erzeni-Burreli 1-0
Dragoshi 19′
Vora-Iliria 1-1
Myslimi 90′ / Turkaj 36′
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"