Grup i plotë për Dajën, Partizani stërvitje intesive në prag të sfidës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 20:45

Grup i plotë për Dajën, Partizani stërvitje intesive në prag të sfidës ndaj Laçit

Partizani vazhdon stërvitjen me ritme të larta para sfidës ndaj Laçit. Kjo sfidë është vlerësuar në maksimum nga të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja, që duan të marrin fitoren e tretë radhazi pas triumfeve ndaj Kukësit në kampionat dhe Apolonisë në Kupën e Shqipërisë.

Partizani stervitje 3

Te “demat e kuq”, grupi ka qenë i plotë. Mala ka kryer seancë të plotë stërvitore, e cila kishte profil tekniko-taktik. Daja ka zgjedhur këtë profil stërvitjeje tre ditë para sfidës me Laçin. Përveç Malës, i cili u rikthye nga Shpresat U-21, sot do të rikthehet edhe kapiteni Hoxha, nga grumbullimi me Shqipërinë.

Jasir Asani dhe Uilliam Kordeiro Melo, kanë kryer stërvitje të diferencuar. Madje, dy futbollistët publikuan në profilet e tyre në “Instagram” dhe një video, ku i shpallën “sfidë” njëri-tjetrit se kush ishte më i gjatë. Në fund, shpërthyen dhe të qeshurat. Asani po ashtu, ende po trajtohet me ndihmë mjekësore, për shkak të tërheqjes muskulore që ka pësuar në kofshën e djathtë.

Ndërsa Enea Bitri, qendërmbrojtësi i “demave”, i thuri elozhe shokut të skuadrës Eraldo Çinarit, duke e konsideruar si kundërshtarin më të vështirë. Një seancë stërvitore që ka shkuar shumë mirë për trajnerin Ilir Daja, i cili pak e nga pak po rikuperon të gjithë lojtarët dhe grupi, sa vjen e po konsolidohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"