Grup i plotë për Bledi Shkëmbin, Luftëtari me 4 mungesa të rëndësishme. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 12:08

Grup i plotë për Bledi Shkëmbin, Luftëtari me 4 mungesa të rëndësishme. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Teuta ka mbyllur dje pasdite përgatitjet dhe menjëherë është nisur drejt Gjirokastrës, duke kaluar natën në një prej hoteleve të qytetit të gurtë.

teuta

Shkëmbi ka vetëm një dilemë për formacionin, pra të luajë me një sulmues të deklaruar apo me dy. Si kurrë më parë këtë sezon, grupi është i plotë në dispozicion të trajnerit. Të gjithë lojtarët kanë shfaqur gjendje optimale gjatë seancës së fundit në Durrës. Ndërkohë, konfirmohet që nuk ka as ndonjë lojtar me probleme kartonësh.

Teuta

Kapiteni Donald Rapo është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Aurel Demo nuk do të jetë i gatshëm prej dëmtimit. Nga ana tjetër, Realdo Fili dhe Hilgen Cerezo vazhdojnë stërvitjen me të rinjtë për shkak të penalizmit nga klubi.

luftetari

Në total janë katër mungesa me peshë sot për gjirokastritët, ndërsa pritet që shiritin e kapitenit ta mbajë për herë të parë mesfushori Donaldo Açka. Marantas ka dilema në formacion, me Renjën dhe Vyent që nuk dihet nëse do të jenë titullarë.

Luftetari

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"