Grumbullohet për Barcelonën, por Sadiku përfundon sërish në tribunë nga Levante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 20:44

Grumbullohet për Barcelonën, por Sadiku përfundon sërish në tribunë nga Levante

Armando Sadiku ishte pjesë e të grumbulluarve për ekipin e Levantes, në sfidën ndaj kampionëve të Barcelonës, e vlefshme për javën e 37-të në La Liga. Por, në formacionin e publikuar para ndeshjes, sulmuesi shqiptar nuk gjendet as në stolin e rezervave, duke përfunduar kështu në tribunë në një nga sfidat ndoshta më të rëndësishme të karrierës.

sadiku

Mesa duket, gjërat për Sadikun tek Levante nuk po shkojnë aspak mirë, pasi fakti që trajneri nuk po i beson shumë minuta në këmbë, edhe pasi e ka siguruar mbijetesën, nuk duket shpresëdhënës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"