Grumbullohen kuqezinjtë e Mustedanagiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2016 | 13:36

Grumbullohen kuqezinjtë e Mustedanagiç

Është grumbulluar sot në Resortin “Tropikal” në Durrës, ekipi kombëtar U -17. Trajnderi Dzemal Mustedanagiç dhe stafi i tij, kanë vendosur që të bëjnë një zbor një javor, i cili do të vazhdojë deri më datë 15 mars.u17 Qëllimi i këtij grumbullimi, është vëzhgimi nga afër i gjendjes së futbollistëve kandidatë të kësaj skuadre dhe përshtatja e tyre me skemat e lojës së skuadrës.

“Është një shans i mirë, për futbollistët kandidatë të skuadrës kombëtare, që ata të tregojnë vlera dhe cilësi, në mënyrën e tyre të lojës.

Mendoj që kjo periudhë, deri në tetor do të jetë mjaft impenjative pë rata futbollistë që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj skuadre dhe e formacionit të saj”-deklaroi për ueb zyrtar të FSHF, trajneri Dzemal Mustedanagiç.

Skuadra kombëtare U-17, është njohur me shortin eliminator të Kampionatit Europian, ku ajo do të jetë në grupin e katërt, së bashku me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet do të luhen më datë 26, 28 dhe 31 tetor të këtij vi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"