Grumbullimi në Kombëtare e bën Lilajn futbollistin më të shtrenjtë të Superiores, ja sa vlen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 9:54

Grumbullimi në Kombëtare e bën Lilajn futbollistin më të shtrenjtë të Superiores, ja sa vlen

Grumbullimi me ekipin Kombëtar dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës ka bërë që kartoni i mesfushorit të Skënderbeut Sabjen Lilaj të rritet me 125 mijë euro që nga vlerësimi i fundit që “Transfermarkt” kishte bërë në muajin gusht.

Lilaj

Lilaj është tashmë lojtari më i shtrenjtë i Kategorisë Supëriore në tregun e transferimeve dhe vlen plot 625 mijë euro. Mesfushori është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Skënderbuet ku në 9 javë ka realizuar 5 gola.

Sabjen

Një rritje të konsiderueshme ka pasur edhe kartoni i mesfushorit të Flamurtarit Lancinet Sidibe, i cili u afrua te vlonjatët gjatë merkatos së verës. Mesfushori nga Guinea në tregun e transferimeve tashmë kushton plot 300 mijë euro.

Sidibe

Lilaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"