Grumbullimi me ekipin e parë të Juventusit, debutimi i Vrionit shtyhet për në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 14:14

Grumbullimi me ekipin e parë të Juventusit, debutimi i Vrionit shtyhet për në kampionat

Kristiano Ronaldo në krizë, Duglas Kosta e Federiko Bernardeski që kanë humbur gjurmët e tyre, Gonzalo Higuain me probleme fizike, por edhe me mendjen për t’u larguar dhe me të vetmin Paulo Dibala që jep garanci reale për vazhdimin e sezonit bardhezi.

Vrioni

Të gjitha këto janë fakte tashmë, duke parë dy daljet e para të Juventusit dhe ndoshta për këtë arsye trajneri Mauricio Sarri kishte vendosur që si ndaj Milanit, ashtu sikurse në finalen ndaj Napolit, të kishte me vete në pankinë talentin shqiptar, Xhakomo Vrioni.

Sulmuesi i paguar 4 milionë euro nga kampionët e Italisë, për t’ia shkëputur Sampdorias, i cili përpara pandemisë ishte pjesë e skuadrës U-23 të Juventusit, që merr pjesë në Serinë C, tashmë stërvitet çdo ditë me Kristiano Ronaldon me shokë dhe, pse jo, pritet që të udhëtojë shpesh me ekipin e parë, nga e hëna e në vazhdim kur të rifillojë kampionati.

Vrioni

Fakti që pas rinisjes, çdo skuadër e Serisë A do të ketë në dispozicion mundësinë për të kryer 5 zëvendësime, pse jo, nëse gjërat ndryshojnë për mirë te Juventusi, edhe 20-vjeçarit dhe një prej shpresave të mëdha të Kombëtares shqiptare do t’i vijë rasti që të tregojë talentin e tij në fushat e Serisë A, me bluzën e kampionëve të Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"