Grumbullimi i parë, futbollisti i Partizanit gati për debutimin me fanellën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 21:45

Grumbullimi i parë, futbollisti i Partizanit gati për debutimin me fanellën e Kosovës

Mesfushori i Partizanit, Ron Broja është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndodhet në Doha të Katarit ku po përgatitet për miqësoren e nesërme me Suedinë. 

Broja Kosova

Pas disa ditësh stërvitjeje me grupin, klubi e ka lënë të lirë Brojën që të bashkohet me “Dardanët”. Mesfushori i Partizanit është grumbulluar për herë të parë me ekipin A të përfaqësueses së Kosovës dhe për atë është një ndjenjë e veçantë. Broja e shikon si shans këtë takim për të treguar vlerat edhe me “Dardanët”.

Broja Kosova

Ndërkohë së fundi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq, i ka uruar suksese futbollistit 23-vjeçar në këtë aventurë të parë me përfaqësuesen e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"