Grumbullim i U17, Mustedanagiç fillon të krijojë skuadrën për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2017 | 17:16

Grumbullim i U17, Mustedanagiç fillon të krijojë skuadrën për Europianin

Koha e seleksionimeve të mëdha ka përfunduar dhe përfaqësuesja U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, do të grumbullohet për disa ditë që të fillojë punën konkrete për përgatitjen e ndeshjeve të Europianit të kësaj grupmoshe në tetor.

shqiperia u17

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se trajneri ka grumbulluar 24 lojtarë të cilët nga data 22 qershor, deri më datën 28 qershor, do të grumbullohen në Elbasan nën urdhrat e teknikut i cili që nga viti 2011 drejton kuqezinjtë e vegjël, duke qenë tashmë zyrtarisht tekniku më jetëgjatë në detyrë brenda FSHF-së.

Lista e publikuar nga FSHF

Lista e publikuar nga FSHF

Pritet që grumbullime të tilla si dhe disa ndeshje miqësore të zhvillohen edhe në muajt në vazhdim, në mënyrë që Mustedanagiç të ketë mundësinë të bëjë sa më mirë përzgjedhjen e elementëve për eliminatoret e Europianit që zhvillohen në vendin tonë në tetor.

Shqipëria është në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"