Gruda, heroi i heshtur i Teutës: Vendos Martini për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2021 | 22:02

Gruda, heroi i heshtur i Teutës: Vendos Martini për mua

Teuta nuk arriti të sh konte më shumë se një barazimi 1-1 ndaj Kastriotit duke ndarë pikët në duelin mes tyre në “Loro Boriçi”. Në pjesën e dytë ishte Teuta që gjeti shpejt golin me anë të Grudës, i cili hyri në fushë në fillimin e këtij fraksioni loje.

ildi gruda

Aktivizimi i sulmuesit shkodran u dha një ritëm tjetër kampionëve, ku edhe kaloi Teutën në avantazh, por në fund morën vetëm një pikë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Ildi Gruda u shpreh se ndeshja ndaj Kastriotit duhet lënë pas dhe të mendohet për të ardhmen, pasi gara sapo ka nisur. Ai shton se të qenët titullar nuk është në dorën e tij, por të trajnerit, i cili sheh formën e çdo lojtari në stërvitje.

Sa herë futeni nga stoli, mundoheni të jeni vendimtar. Mos ndoshta ka ardhur momenti që ta nisni nga fillimi?

Unë mundohem të jap maksimumin çdo herë që futem në fushën e lojës, pak rëndësi ka, e nis nga fillimi apo si zëvendësues. Çështjen e aktivizimit tim e ka në dorë trajneri.

Për çfarë ju vjen më shumë keq ndaj Kastriotit, pasi e kishit ndeshjen në dorë dhe u barazuat?

Më vjen keq sepse pas golit që shënuam nuk vazhduam me të njëjtën lojë që po bënim deri në ato minuta. I lejuam shumë terren kundërshtarit dhe i dhamë shanse për të shënuar. Megjithëse duhet të shohim përpara, pasi gara sapo ka nisur.

Si e shikoni Teutën në dallim nga sezoni i kaluar?

Çdo vit është ndryshe nga tjetri, edhe gjendja e lojtarëve ndryshon në çdo sezon.

Mendoni se këtë vit ka më shumë konkurrencë apo mund ta fitoni një vend si titullar në sulm?

Mendoj se këtë vit jam më i pjekur dhe mund ta ndihmoj më shumë skuadrën si me lojën time, por edhe me golat.

Çfarë ju ka thënë trajneri Martini për situatën tuaj?

Shiko, unë kam për detyrë të stërvitem dhe të tregohem profesionist. Më pas atë gjë e di trajneri. Ai e vendos në bazë të paraqitjeve në stërvitje.

S’ka kohë për pushim, pasi brenda kësaj jave luani ndaj Korabit në Kupë dhe ndaj Laçit në kampionat…

Shpresoj që ndeshja në Peshkopi të na shërbejë për të ngritur entuziazmin në ekip dhe ndaj Laçit të bëjmë kthesën e rezultateve në kampionat, pasi barazimi i fundit nuk është moment i mirë për ne. Pavarësisht vështirësive që paraqesin këto ndeshje, shpresoj që t’i kalojmë me sukses.

Keni një dedikim për golin e shënuar ndaj Kastriotit?

Golin ia dedikoj familjes sime që më mbështet çdo ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"