Gruaja nuk do më fëmijë, Tiago Silva do bëjë… vazektom

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 23:29

Gruaja nuk do më fëmijë, Tiago Silva do bëjë… vazektom

Familja Silva mund të quhet e kompletuar. Gruaja e Tiago Silvës, Izabel, është e kënaqur me dy djemtë (Isago dhe Iago) që ka me mbrojtësin e brazilian të Çelsit dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të bëjë vazektomi.

5f2c906d862289c654b257b5ab5c6ced

Gjatë një komunikimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët e pyetën për mundësinë e sterizilimit të saj, Izabel da Silva është shprehur se ajo refuzon që ta bëjë diçka të tillë vetë, për shkak të një problemi me obezitetin në familjen e saj.

“Për mua nuk bëhet fjalë dhe nuk e llogaris. Të gjitha gratë në familjen time dhe të tjerat që njoh, kanë shtuar shumë peshë pas kësaj. Duke qenë se unë vij nga një familje obeze, nuk dua të rrezikoj. Kam folur me burrin tim dhe doktorin që Tiago të bëjë vazektomi. Për mua do të ishte idealja.

Është diçka që jemi ende duke e diskutuar”. 36-vjeçarja, e cila është një blogere, shtoi: “Kur ai të ndalë së ëndërruari, unë do të bëj edhe një tjetër fëmijë. Ai do të pranojë të bëjë vazektomi dhe unë do të ndaloj kontraceptivin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"