Gruaja e Bufon bën “gafë”: Në finale të Championsit shkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 14:07

Gruaja e Bufon bën “gafë”: Në finale të Championsit shkon…

Gruaja e Bufon, Ilaria D’Amiko është  gazetare ne emisionin futbollistin që zhvillohet në Itali, “Fuorigioco”. Ajo ka dhënë mendimin e saj për kompedicionin që nis sot, Champions Ligë, por ka bërë një “gafë” të pafalshme.

295C7BD700000578-3111388-image-a-26_1433448995163

Ajo është shprehur se i pëlqen puna që po bën Sarri dhe shpreson që ai ta fitojë Ligën e Kampionëve, madje shkon edhe më tej duke parashikuar finalisten tjetër. “Në finale unë shoh një Mançester Siti-Çelsi ose Mançester Siti-Juventus. Siti më duket një ekip i fortë dhe i denjtë për Champions, por unë shoh me kuriozitet punë e Sarrit. Ai nuk po njeh humbje dhe duket se ka një mundësi të mirë për në finale”, u shpreh D’Amiko.

ilaria_damico_2017_thumb660x453

Kujtojmë këtu se Çelsi nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve, por në Europa Ligë. Ndeshjen e parë londinezët do ta zhvillojnë të enjtën ndaj Paok në transfertë. Ndërkohë ajo ka “harruar” PSG-në e bashkëshortit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"