Groszho në flakë, Luis Hamilton: Mendova tërheqjen, pashë një fëmijë që ndërroi jetë në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2020 | 9:38

Groszho në flakë, Luis Hamilton: Mendova tërheqjen, pashë një fëmijë që ndërroi jetë në garë

Formula 1 vijon të jetë e tronditur nga aksidenti që pësoi fundjavën e kaluar Romen Groszho, i cili për 28 sekonda qëndroi mes flakëve që kishte marrë njëvendëshja e tij, Haas, pas një aksidenti të rëndë.Lewis-Hamilon-was-grateful-that-Romain-Grosjean-was-ok-1366098

Gjithsesi, shumë i shokuar ka mbetur edhe kampioni i botës në fuqi, Luis Hamilton, i cili do të humbë garën e Bahreinit (e dyti radhazi), pasi rezultoi pozitiv me COVID: “Aksidenti që pati Groszho më ka futur në mendime. Pas asaj skene betohem se mendova tërheqjen nga Formula 1.

Unë nuk kam frikë, por reflektoj. Kam 27 vite që marr pjesë në gara dhe gjatë kësaj kohe kam parë shumë aksidente. Kur isha vetëm 9 vjeç, kam parë një fëmijë të vdesë në një garë, të cilën e fitova unë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"