Grizman shpallet lojtari i turneut, golin e parë e shënoi ndaj Shqipërisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 11, 2016 | 16:50

Grizman shpallet lojtari i turneut, golin e parë e shënoi ndaj Shqipërisë

Antuan Grizman shpallet lojtari i turneut “Euro 2016”. UEFA ka vlerësuar sulmuesin 25-vjeçar si lojtarin më të mirë të Europianit që u mbyll një natë më parë në Francë.

2387962_w1 (1)

Antuan Grizman

“Gjelat” humbën finale ndaj Portugalisë me një gol të pësuar në pjesën e dytë të shtesës, por blutë mund të ngushëllohen sa do pak me çmimin simbolik ndaj sulmuesit të tyre.

Edhe pse nuk shënoi gol në ndeshjen më të rëndësishme të Francës, Grizman ka qenë vendimtar me 6 golat e tij.

Golin e parë ai e shënoi ndaj Shqipërisë në finalet e Grupit A, ndërsa realizoi 2 gola ndaj Irlandës dhe 1 ndaj Islandës. Dy golat që do të mbahen mend gjatë janë ato që realizoi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale.





www.minuta90.com