“Grizman nuk e bën dot lojën tonë”, Valverde befason me deklaratën dhe zbulon takimin me presidentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:13

“Grizman nuk e bën dot lojën tonë”, Valverde befason me deklaratën dhe zbulon takimin me presidentin

Ernesto Valverde është më i qetë përpara ndeshjes që do të luajë Barcelona sot në mbrëmje (21:00) kundër Selta Vigos. Ai thotë se ka drekuar me presidentin Bartomeu dhe ky i fundit i ka shprehur të gjithë mbështetjen për të vazhduar këtë projekt të nisur. Në konferencën për shtyp, “Milingona” flet hapur edhe për vështirësitë e Grizmanit në skuadrën katalanase.

ernestovalverde-cropped_zo47wcxn7kbm11istbe727rcq-1-770x433

“Është shumë më e thjeshtë. Grizman dhe Mesi e kanë të vështirë që të kuptohen me njëri-tjetrin, sepse Antuan është mësuar me një lojë tjetër tek Atletiko. Atje rrëmbenin topin dhe hidheshin menjëherë në sulm për të kërkuar topat pas shpine. Këtu te Barcelona është ndryshe.

E ndërtojmë aksionin me kujdes dhe duke menaxhuar zotërimin e topit. Jam i bindur që Grizman po përshtatet. Ne duhet të përshtatemi me të, por edhe ai duhet të përshtatet me ne”, ka thënë fillimisht trajneri Valverde. Ai ka kritika për kalendarin, por thotë se klubi po e mbështet.

Valverde, Grizman

“Jemi përgatitur vetëm me 2 stërvitje pas ndeshjes kundër Slavias. Nuk kemi shumë kohë, por ky është kalendari dhe duhet ta respektojmë. Unë jam i qetë dhe kam mbështetjen e klubit. I kuptoj të gjitha kritikat ndaj meje, por po punojmë të gjithë së bashku.

Sot kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Selta Vigos. Ata janë një ekip i fortë dhe që bëjnë futboll të bukur. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Golat e pësuar? Problemi i vetëm është që pësojmë gol në pak raste që krijojnë kundërshtarët. Do ta zgjidhim edhe këtë”, përfundoi Valverde.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"