Grizman i mahnitur: Nuk e di ku jam, hezitova ta bëj ‘panenkan’ te penalltia. Sonte do fle unë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 20:10

Grizman i mahnitur: Nuk e di ku jam, hezitova ta bëj ‘panenkan’ te penalltia. Sonte do fle unë me…

Antuan Grizman u shpall lojtari i ndeshjes finale të Kupës së Botës. Lojtari krijoi golin e parë ku hodhi një krosim të rrezikshëm në zonë dhe Manxukiç bën autogol. Lojtari i Atletiko Madridit ka shënuar edhe një gol me penallti. Ndërkohë ai ka dhënë dhe një deklaratë pas ndeshjes.

grizman

“Nuk e di ku jam. Jam vërtetë shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kroacia zhvilloi një paraqitje të madhe. Ne e ulëm pak ritmin kur u barazuam, por në fund ia dolëm të bënim diferencën. Me zor po presim që ta çojmë Kupën e Botës në Francë. Tek penalltia, hezitova të bëja “panenkan”, ashtu si Zidan më parë. Preferova më mirë që të hap këmbën dhe të gjuaj. Sot do të fle unë me Kupën e Botës.”- u shpreh Grizman pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"