“Grizman bën shaka gjithë ditën”, rrëfehet Lenglet: Sulmuesi po tregon formë jo të mirë, pasi nuk luan në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 16:27

“Grizman bën shaka gjithë ditën”, rrëfehet Lenglet: Sulmuesi po tregon formë jo të mirë, pasi nuk luan në…

Antuan Grizman kompletoi kalimin e tij te Barcelona në merkaton e verës, por sulmuesi francez nuk po kalon një formë të mirë me katalanasit në këtë fillim sezoni, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim te Atletiko.griezman lenglet

Qarkullojnë lajme se lojtari nuk ka marrëdhënie të mira me sulmuesit e Barcelonës, kryesisht me Mesin dhe Suarezin, dhe nuk duket i lumtur te ky ekip. Megjithatë diçka të tillë e mohon mbrojtësi, Klement Lenglet, i cili thotë se Grizman është shumë i lumtur te Barcelona, por nuk po tregon një formë të mirë, pasi nuk luan në pozicionin e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi francez është shprehur: “Me Grizmanin qeshim gjatë gjithë ditës. Atij i pëlqen të bëjë shaka dhe te Barcelona nuk ka ndryshuar aspak. Për mua, nuk ka asnjë problem me sulmuesin në skuadër. Duhet të kuptojmë se te Barça ai ka ndryshuar pozicion. Na ndihmon shumë me talentin dhe sakrificën e tij, ai punon shumë për ekipin. Mendoj se ai mund të bëjë më mirë këtu, pasi ka një talent të jashtëzakonshëm.”, u shpreh Lenglet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"