Grizman: Barçës nuk i thuhet “jo”? Epo unë e bëra sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:53

Grizman: Barçës nuk i thuhet “jo”? Epo unë e bëra sepse…

Revista franceze L’Equipe ka udhëtuar drejt Madridit për të intervistuar tre kampionët e botës që luajnë te skuadra e Atletikos së Madridit,Frizman, Lukas Hernandez dhe Lemar.

grizman

Deklaratat që kanë rënë më shumë në sy kanë qenë të shtatshkurtrit Antuan Grizman. Sulmuesi i “Los Colchoneros” ka folur në lidhje me dilemat e merkatos dhe të ardhmes së tij.

“Kur ju jepni dashuri në shtëpinë tuaj ju nuk do të largoheni kurrë. Në klub po bëjnë më të mirën e tyre, për të më bërë të ndihem mirë duke përfshirë edhe përpjekjet për të sjellë lojtarë të mirë dhe për të ndërtuar një ekip të madh. Unë ndjehem sikur të jem baza ose si pjesa më e rëndësishme e “puzzle-it” dhe kjo është ajo që më bëri të qëndroj. Shpesh është thënë se Barca se nuk refuzohet, por unë bëra të kundërtën. Është vërtetë e vështirë për ti thënë jo Barcelonës, por unë ndihem shumë mirë këtu. Në lidhje me të ardhmen dua të përfundoj në MLS, pastaj në Los anzhelos apo në Majemi do të vendoset më vonë. Janë të dy qytete të mira. Më pëlqen mentaliteti dhe kultura që shfaqin” – tha Grizman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"