Gripshi: Skënderbeu ka gjithmonë objektiva të mëdha, mbrojtjen duhet ta fillojmë që te… sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 22:48

Gripshi: Skënderbeu ka gjithmonë objektiva të mëdha, mbrojtjen duhet ta fillojmë që te… sulmi

Futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Sport News Plus” në News 24.

nazmi gripshi

Duke folur për gjendjen e ekipit korçar, Gripshi u shpreh me në krye trajnerin Daja, skuadra kërkon të korrigjojë gabimet që ka shfaqur në fillim, ndërsa deklaron se fitorja me Luftëtarin, do i japë qetësi ekipit për të punuar në dy javë.

NDAJ LUFTËTARIT – Bëmë një ndeshje të mirë me Luftëtarin, na nderoi dhe fati që fituam në fund. Jemi aty, dhe do konkurrojmë denjësisht këtë sezon.

KREU – të gjitha ekipet janë të forta. Do i marrim ndeshjet një nga një, dhe do i bëjmë llogaritë në fund të kampionatit.

RIKTHIMI TE FITORJA – Na duhej kjo fitore, sepse jemi të qetë për takimin e radhës. Kërkuam deri në fund, nuk u dorëzuam dhe fituam në fund.

MBROJTJA – Mbrojtja fillon që lart, tek ne sulmuesit që jemi atje. Shpresojmë që të rregullojmë problemet që kemi shfaqur në ndeshjet e para.

OBJEKTIVAT – Ne lojtarët kërkojmë që të marrim ndeshjet një nga një, dhe me kalimin e ndeshjeve, do kërkojmë edhe rezultatet. Objektivat janë gjithmonë të larta, pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Ne që jemi aty, kemi pasur më parë lojtarë me eksperiencë në grup, dhe jemi mësuar me kërkimin e rezultatit. Këtë vit, futemi në ndeshje për të dhënë më të mirën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"