Grip dhe dëmtim, Vllaznia me dy mungesa ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 8:33

Grip dhe dëmtim, Vllaznia me dy mungesa ndaj Bylisit

Vllaznia do të ketë sërish dy mungesa edhe për ndeshjen ndaj Bylisit. Kësaj here, përveç Da Silvës i cili mungoi edhe në takimin ndaj Kukësit për arsye dëmtimi, edhe në këtë përballje të radhës nuk do të jetë i gatshëm. Për fat të keq, trajneri nuk do ta ketë në dispozicion, pasi lojtari nuk është i gatshëm fizikisht. Ndërsa një tjetër mungesë për këtë takim do të jetë edhe Arsid Kruja
arsid kruja
Mësohet se lojtari po kalon një rrufë dhe nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Ndërsa për këtë përballje do të jetë i gatshëm mbrojtësi i majtë Isaevski. Këto dy mungesa do të sjellin edhe lëvizje në formacion, por edhe në pozicionimin e lojtarëve në fushën e lojës. Mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri i kuqebluve për këtë 90- minutësh të radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"