Grintë dhe paraqitje super, Interi gjen “Ivanin e Tmerrshëm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 15:50

Grintë dhe paraqitje super, Interi gjen “Ivanin e Tmerrshëm”

Ivani është rikthyer “I Tmerrshmi”? Statis tikat thonë po: 2 gola e 3 asiste (të gjithë për Ikardin dhe njërin me dorë drejtpërdrejtë nga rivënia anësore) në dy ndeshjet e fundit me Interin. Por edhe nga sjellja në fushë (grintoze dhe bujare) dhe repertori i tij prej kampioni (inkursione, rikuperime, goditje me të dyja këmbët, rikthime në mbrojtje) duket se është rikthyer lojtari i pëlqyer nga ekspertët e futbollit të gjysmës së botës (Murinjo në krye, e kërkoi vazhdimisht gjatë merkatos së verës).

pERISIC2

Pra, Perisiç, pas një pauze të gjatë e të pashpjegueshme, tani bën Perisiçin. I palodhur, i shpejtë si një sprintier xhamaikan. Dhe “vrasës”, ashtu si pseudonimi.

“BLACK-OUT” – E të mendosh që sezoni për mesfushorin kroat kishte nisur në mënyrën më të mirë me 7 gola dhe 6 asiste në 15 javët e para të kampionatit: kulmi, tripleta e shënuar ndaj Kievos 3 dhjetorin e kaluar. Më pas, heshtje. Ose thuajse… Perisiç zhduket nga loja pavarësisht faktit se Spaleti nuk e nxjerr kurrë jashtë 11-shes fillestare dhe për 11 ndeshje (kundër Krotones merr edhe vërshëllimat e “San Siro”-s pas dy gabimeve të pafalshme përballë me portën) nuk arrin kurrë të jetë vendimtar.

pERISIC

Është “i fikur”, ashtu si e gjithë skuadra ndër të tjera. Më pas “letargu” merr fund. Shenjat e “zgjimit” i jep që nga ndeshja brenda fushe kundër Napoilt, zhbllokohet kundër Sampdorias në “Marassi” (gol e asist) dhe të shtunën kundër Veronës (sërish gol, e këtë herë dy asiste) rimerr rolin që i shkon për shtat, atë të protagonistit.

STATISTIKAT – Qëndron fakti se statistikat janë rikthyer tanimë ato të një “ylli” botëror. Perisiç, në 28 ndeshje kampionati (2508 minuta të luajtura: mungoi vetëm në transfertën ndaj Xhenoas për shkak të dëmtimit në shpatull), ka regjistruar 9 gola e 9 asiste, me një mesatare prej 3,2 goditjesh/ ndeshje dhe 74.6% të pasimeve të sakta..

pERISIC

BOTËRORI – Pra, sulmuesi i majtë zikaltër ka rinisur sprintin. Meritë (edhe) e Spaletit që ka ditur ta presë duke i dhënë stimujt e duhur. Meritë, ndoshta, edhe ajo e fjalëve të Zllatko Daliç (trajner i përfaqësueses së Kroacisë) i cili, me Botërorin në prag, e ka “pickuar”: “Në hierarkinë time Ante Rebiç (anësor i Ajntrahtit të Frankfurtit) e ka kaluar Perisiçin. Tani i takon Ivanit ta rifitojë vendin”. E me sa duket, kroati zikaltër është zhvendosur në korsinë e parakalimit. Me shpejtësi të plotë. Për një vend në Rusi.

PËRGATITI: LEDION NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"