“Grinta nuk blihet në farmaci”, Edi Reja: S’jam i kënaqur me 1 pikë, na mungoi vetëm… konkretizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 22:50

“Grinta nuk blihet në farmaci”, Edi Reja: S’jam i kënaqur me 1 pikë, na mungoi vetëm… konkretizimi

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas barazimit në transfertë ndaj Kazakistanit, ku analizoi përballjen e sotme, duke u shprehur:

bandicam 2020-10-11 17-19-42-494

Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën.

Pse kënaqemi vetëm me barazim?

Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishëm. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera.

Skuadra duket pak si e fikur, a të duket dhe ty kjo gjë?

Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

Cikalleshin  dhe Balaj i keni dënuar?

Janë gjëra që kanë kaluar, duhet të flasim për ndeshjen. E kam thënë dhe në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"