Grima publikon listën për Botërorin, pasaportat i mbajnë peng dy futbolliste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 18:23

Grima publikon listën për Botërorin, pasaportat i mbajnë peng dy futbolliste

Trajneri i Kombëtares së futbollit të femrave, Armir Grima, ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluara për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Shqipëria luan të premten ndeshjen e parë ndaj Zvicrës në Elbasan, ndërsa të martën udhëton për t’u përballur me Bjellorusinë në takimin e dytë të eliminatoreve.

shqiperia femrat

Ajo që bie në sy në listën e publikuar sot nga trajneri është prania e 7 futbollisteve nga radhët e skuadrës kampione të Shqipërisë, Vllaznisë, e cila u përfaqësua denjësisht këtë edicion edhe në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë, FSHF ka bërë të ditur se pret ende përgjigje nga presidenca për pajisjen me pasaportë të mesfushoreve Shpresa Aradini dhe Mimoza Hamiti, të cilat do t’i grumbullohen në stërvitje që sot skuadrës duke shpresuar që dokumentacioni t’i mundësojë të luajnë që në ndeshjen e parë.

shqiperia femra

LISTA

Portiere

Marigona Zani (TSV Janh Kalden, Gjermani), Viona Rexhepi (Hajvalia, Kosovë)

Mbrojtëse

Albina Rrahmani (Vllaznia), Arbiona Bajraktari (Vllaznia), Luci Gjini (Vllaznia), Arbenita Curraj (Hajvalia, Kosovë), Alma Hila (Fiorentina, Itali), Erida Bajrakurtaj (Kinostudio), Cyme Lulaj (Kinostudio), Sara Maliqi (Vllaznia).

Mesfushore

Qendresa Krasniqi (Iverdon, Zvicër), Suada Jashari (Vllaznia), Megi Doçi (Vllaznia), Lavdie Begolli (JYPK, Finlandë), Esmeralda Franja (Vllaznia), Greis Domi (Fiorentina, Itali), Markela Bejleri (Aurora FC, Kanada), Blerina Morina (Klub FC Rosengard, Suedi)

Sulmuese

Saranda Hashani (BV Klopenburg, Gjermani), Kujtime Kurbogaj (Klub FC Rosengard, Suedi), Zylfije Bajramaj (Hajvalia, Kosovë)

Në pritje të pasaportës

Shpresa Aradini (FSV Gutersloh, Gjermani), Mimoza Hamiti (BSC Jang Bojz, Zvicër)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"