Grima: Pikë me rëndësi, të festojmë kthesën, për trajnerin nuk kemi vendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2015 | 15:19

Grima: Pikë me rëndësi, të festojmë kthesën, për trajnerin nuk kemi vendosur

GrimaNë një prononcim për SuperSport, trajneri i Vllaznisë, Grima u shpreh i lumtur për pikën e marrë në Pukë ndaj Kukësit.

Ndër të tjera tekniku shkodran përgëzoi lojtarët për lojën e zhvilluar dhe rezultatin pozitiv pas pesë humbjeve radhazi.

“Kjo pikë nuk na jep asgjë të madhe në klasifikim por është një kthesë pozitive për ne. Më vjen keq që nuk fituan, pasi krijuam rastet dhe mund të fitonim.

Djemtë luajtën shumë mirë, janë me vlera dhe mund ta çojnë Vllazninë dhe më lart. Sot më pëlqen të festojmë për kthesen, pasi është një hap i madh. Soza dhe Kalaja kanë pasur probleme muskulare. Sefa ka pas probleme me kartonët, por tani janë të gatshëm për ekipin. Përsa i përket trajnerit do të shohim në vijim dhe do gjejmë zgjigjjen e duhur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"