Grima dhe Rrahmani kërkojnë fitoren ndaj Bjellorusisë: Është rritur besimi në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 15:29

Grima dhe Rrahmani kërkojnë fitoren ndaj Bjellorusisë: Është rritur besimi në skuadër

Kombëtarja e femra do të përballet nesër në orën 16:00 në “Elbasan Arena” me femrat e Bjellorusisë, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Botërorit. Pas barazimit historik ndaj Polonisë, vazjat kuqezi do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, përballë një kundështari të lehtë në letër.

femra

Trajneri i Kombëtares, Amir Grima doli sot në konferencë për shtyp së bashku me kapitenen Albina Rrahmani ku folën për përballjen e nesërme.

Për barazimin ndaj Polonisë…

Kemi marrë një pikë shumë të vlefshme në Poloni. Kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë, që është një nga pretendentet kryesorë për të dalë nga grupi. Mobilizimi i vajzave bëri që ne të marrim një pikë shumë të vlefshmë në fushë. Në këto eliminatore kemi zhvilluar ndeshje të mira, por nuk kemi marrë mundin dhe frytin e punës. Një pikë shumë e çmuar karshi një kundërshtari të vështirë.

A është grupi i plotë përpara ndeshjes me Bjellorusinë?

Grupi është i plotë, gjendja është e mirë, shpresojmë ta përballojmë nga ana fizike këtë 90 minutësh.

A është momenti për të marrë fitoren e parë, pas pikës së parë?

Pika e parë është fryti i punës të vajzave. Jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ndeshje të tjera, kemi luajtur mjaft mirë në Bjellorusi. Kemi luajtur mjaft mirë në Zvicër. Edhe me Skocinë edhe me Poloninë gjithashtu. Shpresoj që këtë futboll ta paraqesim edhe ditën e djeshme.

A është Bjellorusia kundërshtar i favorshëm për të marrë 3 pikë?

Në futboll nuk ka asgjë të pamundur dhe që prihet me thikë. Futbolli është i tillë që për të fituar ndeshjen pëson një humbje të hidhur. Ne do t’ia bëjmë yzmetin për të bërë një lojë të mirë, si ajo ndaj Polonisë.

Sa është rritur Kombëtarja e femrave?

Nuk është më ai ekip që ka qenë para disa kohëve, me gola të shumtë. Të paktën të bëjmë një futboll të justifikueshëm.

ALBINA RRAHMANI

Mbas një rëzultati pozitiv, është një atmosferë e mirë, shpresoj t’ia dalim edhe nesër. Kemi shumë ndeshje që kemi filluar të ndërrojmë dhe kemi inplementuar një filozofi të re.

rRAHMANI

Shpresoj që nesër t’ia dalim të marrim 3 pikë. Në Elbasan kemi pasur shumë përkrahje nga tifozët. Shpresoj që tifozët të jenë sa më të shumtë nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"