Griezman nuk ndihet inferior: S’kam asgjë më pak se Mesi e Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 13:00

Griezman nuk ndihet inferior: S’kam asgjë më pak se Mesi e Ronaldo

Antuan Griezman mendon se është në nivelin e Mesit dhe të Ronaldos. Francezi la pas një sezon të jashtëzakonshëm ku fitoi shumë. Ai tashmë ka një objektiv individual, “Topin e Artë”.

griezman

“Po kaloj një nga momentet më të mira në jetë, edhe në klub edhe në kombëtare. Nuk ndihem inferior ndaj askujt, as Mesit dhe Ronaldos. Mund ta them me krenari se jam ndër më të mirëve në botë. Shpresoj ta fitoj “Topin e Artë”. Këto muaj që kanë ngelur deri në dhjetor do të jap gjithça”, u shpreh sulmuesi.

antoinegriezmann

Griezman fitoi Europa Ligën dhe Superkupën e Europës me Atletiko Madridin dhe qeshinë mbi tortë, Kupën e Botës me Francën. Megjithatë, çuditërisht, ai nuk ndodhej mes të nominuareve për Lojtarin më të Mirë nga UEFA. “Nuk mund të bëhet asgjë tani, me vjen keq që një kampion bote nuk u nominua. Lojtarë si Mbape, Varan apo Kante kanë luajtur shkëlqyer. Tani duhet të shohim përpara”, përfundoi sulmuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"