Griezman: E meritoj të jem në podium për “Topin e Artë”, në 2016 humba…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 12:37

Griezman: E meritoj të jem në podium për “Topin e Artë”, në 2016 humba…

Griezman ka zhvilluar një sezon spektakolar në planin individual. Sulmuesi fitoi Botërorin me Francën dhe Ligën e Europës dhe Superkupën me Atletiko Madrid. Francezi është shprehur i zhgënjyer që nuk është në podiumin e FIFA-s për “Topin e Artë”.

411903_TS_05-09-18_3642693795_

“Unë e meritoj të jem mes 3 të parëve. Në 2016 kam humbur 2 finale dhe isha në podium pas Ronaldos dhe Mesit, ndërsa këtë vit kam fituar 3 dhe nuk jam. Është diçka e çuditshme dhe ndjej keqardhje. Ne fituam Kupën e Botës dhe nuk ka asnjë francez.” u shpreh Griezman për “L’Equipe”. Pjesë e podiumit janë Ronaldo, Modriç dhe Salah. 27 vjeçari është pjesë e Atletiko Madrid që prej vitit 2014 duke shënuar 80 gola në 145 paraqitje. Këtë verë ai refuzoi të largohej për të Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"