Grezda titullar, ja kush e zëvendëson Hysajn dhe Bashën. Projektohet formacioni për Skocinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 23:46

Grezda titullar, ja kush e zëvendëson Hysajn dhe Bashën. Projektohet formacioni për Skocinë

Shqipëria kreu stërvitjen e fundit para ndeshjes me Skocinë, në fushën e “Loro Boriçit”, dhe tashmë trajneri Panuçi duket se ka zgjidhur disa nga dilemat në lidhje me formacionin. Eros Grezda, që kishte dyshime për dëmtimin e tij, u stërvit me grupin, dhe lojtari i Rejnxhërsit shihet gati për takimin e së shtunës.

kombetarja shqiperi izrael

Sulmi pritet t’i besohet Bekim Balajt, që do të luajë para spektakorit të tij shkodran, ndërsa do të mbështetet nga Grezda dhe Uzuni. Në portë Strakosha, ndërsa Hysajn të pezulluar me kartonë, pritet ta zëvendësojë Veseli. Në të majtë rreshtohet Binaku, ndërsa qendra përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti.

Mesfusha sheh Kaçen që rikthehet si titullar, për të zëvendësuar Bashën, ndërsa krah tij janë Memushaj e Xhaka.

Formacioni i mundshëm: Strakosha; Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku; Kaçe, Xhaka, Memushaj; Uzuni, Grezda; Balaj.

lineup

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"