Grezda te Rejnxhërsi, Panuçi thotë fjalën e tij: Teknik dhe i shpejtë, ai shpik aksione në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 16:50

Grezda te Rejnxhërsi, Panuçi thotë fjalën e tij: Teknik dhe i shpejtë, ai shpik aksione në fushë

Pas lajmit të bujshëm se Eros Grezda është shumë pranë kalimit te klubi legjendar skocez i Rejnxhërs, është tabloidi “Scottish Sun”, që është interesuar edhe pranë trajnerin Kristian Panuçi, për të kërkuar një mendim për 23-vjeçarin.

panuci grezda

“Eros është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Është i shpejtë, direkt në lojë dhe krijon shumë në fushë. Loja e tij është përmirësuar shumë, që kur zgjodhi të shkojë në Kroaci, ku ka firmosur me Osijekun. Di se ka pasur shumë interes për të nga klube në Itali dhe në Turqi. Erosi është një lojtar shumë i mirë teknikisht, dhe shënon edhe gola të rëndësishën, si ai që shënoi për Shqipërinë ndaj Turqisë. Është ende shumë i ri, dhe sa vjen e do të përmirësohet.” – u shpreh Panuçi.

Rejnxhërs do të kenë kohë deri në mesnatën e të premtes, më 31 gusht, afat edhe për mbylljen e merkatos, për të blerë ose jo anësorin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"