Grezda te Rejnxhërs? Flet vetë lojtari: Puna me Xherard…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 17:39

Grezda te Rejnxhërs? Flet vetë lojtari: Puna me Xherard…

Eros Grezda është rikthyer të stërvitet, pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave të blerta për disa muaj, madje me lajme të bujshme edhe në merkato. Janë skocezët e Rejnxhërsit që duan në ekip, me në krye trajnerin Stiven Xherard, që janë gati të paguajnë edhe 2 mln paund tek Osijeku për shërbimet e tij.

grezda

Në një prononcim për “Telesport”, është vetë Grezda që flet për të ardhmen e tij, duke mos bërë publike ndonjë gjë konkrete nga ky transferim. “Nuk mund të flas për punën me Xherard sepse nuk e di a do të punoj me atë”, u shpreh ai.

Grezda pati edhe një koment për punën në kombëtare. “Asgjë në kombëtare nuk është e sigurt. Mund të jem lider në fazën sulmuese ndoshta. Lideri i kombëtares është kapiteni për mendimin tim. Kombëtarja shqiptare ka kualitetin që mund t’i kalojë të gjitha ndeshjet e National League”, përfundoi Grezda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"