VIDEO/ Grezda rikthehet protagonist, shënon supergol me fanellën e Rejnxhërsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:30

VIDEO/ Grezda rikthehet protagonist, shënon supergol me fanellën e Rejnxhërsit

Eros Grezda është rikthyer protagonist me skuadrën e akademisë së Rejxhërsit. Futbollisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në sfidën miqësore ndaj Hadërsfilldit, që u fitua nga anglezët me rezultatin e thellë 5-1.

Grezda

Futbollisti i Kombëtares, realizoi me një goditje mjaft të bukur nga distanca, duke vendosur baraspeshën e përkohshme në minutën e 57-të, ndërkohë në 30 minutat e mbetura të lojës, anglezës arritën të shënonin edhe 4 gola të tjerë, duke vulosur shifrat në 5-1.

bandicam 2019-10-19 20-04-17-909

Pas shumë peripetsirash të kaluara, Grezda është rikthyer protagonist, teksa do të kërkojë të fitojë besimin e trajnerit, për t’u rikthyer tek ekipi i parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"