Grezda: Nuk meritonim humbjen, ishte 90 minutëshi i parë pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:18

Grezda: Nuk meritonim humbjen, ishte 90 minutëshi i parë pas…

Pas takimit me Izraelin ka folur edhe Grezda. Ai u shpreh se ky ishte 90 minutëshi i parë 6 muajsh.

grezda

Ndjesia pas kësaj humbje ?

Është ndjenjë e keqe sepse nuk meritonim të humbisnim. Kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë bëmë ndeshje tjetër pasi Izraeli e kuptoi pak lojën tonë. Megjithatë, duhet të shënonim.

Balaj pati disa raste të mira, mos u penalizoi zëvendësimi i tij ?

Fati nuk e deshte sepse godiste portierin, por ky ështe futbolli

Formë jo e mirë…

Është e vështirë normale. Nuk jam në formën time më të mirë. Luajta 90 minutëshin e parë pas 6-7 muajsh. Ishte e vështirë për mua të gjeja hapësira sepse më dublonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"