Grezda një hap larg Rejnxhërsit, flet vetë Xherard: Lojtar fantastik, do na hyjë në punë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 23:13

Grezda një hap larg Rejnxhërsit, flet vetë Xherard: Lojtar fantastik, do na hyjë në punë sepse…

Rejnxhërsi është shumë pranë mbylljes së transferimit të Eros Grezdës, për shifrën e 2 milionë paundëve, dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Stiven Xherard.

xherard

Ish-kapiteni legjendar i Liverpulit, tashmë në rolin e trajnerit, flet për cilësitë e shqiptarit me fjalë të mëdha. “Është një lojtar fantastik dhe tifozët do e dashurojnë, sepse mund të na hyjë shumë në punë në fazën sulmuese të ekipit. Është vërtetë i shpejtë, i drejtpërdrejtë, dhe gjithashtu ka edhe eksperiencë ndërkombëtare. Deri tani gjithçka po shkon mirë me transferimin e tij, me shpresë do jetë një lojtar i madh për ne.” – deklaroi Xherard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"