Grezda: Në Skoci donin të “spiunoja” Shqipërinë, por unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 20:33

Grezda: Në Skoci donin të “spiunoja” Shqipërinë, por unë…

Eros Grezda, në një intervistë për Supersport, foli për ndeshjen e sotme të Shqipërisë ndaj Skocisë, si edhe për aventurën e re që ka nisur në Glasgou, me ekipin e Rejnxhërsit.

xc6z69

Priteni si krenari kombëtare…

I falënderoj të gjithë, që këtë javë më keni pritur kaq mirë në mediat shqiptare. Dua t’i shpërblej me lojërat e mia këtu.

Ju vjen keq që nuk jeni sot në fushë?

Më vjen keq që nuk jam i gatshëm t’i ndihmoj shokët këtu, por shpresoj që muajin tjetër të jem gati.

Të kanë ngacmuar për informacione rreth Shqipërisë?

Po, ditët e fundit çdo ditë në stërvitje më kanë pyetur se si do luajnë, me çfarë formacioni. Por, as unë vetë nuk e kam ditur, dhe nuk i kam treguar asgjë.

Formacioni i sotëm i Panuçit..

Sot luajmë me 4-4-2, jemi në mbrojtje. do doja që të gjithë lojtarët të japin maksimumin. Humbja me Belgjikën, nuk do të thotë shumë për ata, apo për ne.

Jeni ambientuar me kulturën në Skoci?

Ende nuk jam ambientuar me muzikën, kulturën, motin apo ushqimin e tyre, por besoj se në të ardhmen, do i bie edhe unë ndonjë instrumenti skocez.(qesh)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"