“Grezda, Llullaku dhe Latifi iu trembën konkurrencës te Kosova”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2016 | 11:20

“Grezda, Llullaku dhe Latifi iu trembën konkurrencës te Kosova”

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, trajneri i Kosovës ka thumbuar jo pak Shqipërinë dhe lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë për të edhe pas pranimit të Kosovës si një ekip i njohur nga UEFA dhe FIFA.

bunjaki

“Grezda, Latifi dhe Llullaku kanë zgjedhur të luajnë me Shqipërinë dhe të mos vijnë te Kosova, për shkak se ne kemi shumë sulmues dhe konkurrenca është tepër e madhe”, ka deklaruar Bunjaki. Më tej, ai ka thumbuar edhe Shqipërinë me faktin që Kosova është duke furnizuar edhe skuadrat e tjera me lojtarë.

“Është mirë që kemi lojtarë për t’i furnizuar edhe shtetet e tjera. Ne kemi fazën sulmuese shumë të mirë me Rashicën, Celinën, Berishën, Bernard Berishën, Bytyqin, Zenelin e tjerë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"